Ata u bënë të njohur në vetëm pak kohë pas hapjes së faqes në Instagram, që mbanë emrin ‘Demaskimet Shqiptare’.
Pa emra e pa figurë, administratorët e kësaj faqeje nxjerrin herë pas here foto të personazheve të njohura ku i demaskojnë për operacionet plastike apo përdorimin e fotoshopit.
Mbrëmjen e djeshme ‘Oktapod’ transmetoi një intervistë që kishte realizuar me njërin prej djemve që merret me faqen, edhe pse pa e zbuluar identitetin e tij. Ai tregoi se ishin 4 djem ata që merreshin me administrimin e faqes.
© Panorama.al











