Prokuroria e Posaçme ka përfunduar 34 kontrolle të ndryshme, të ushtruara në kuadër të dosjes së bujshme të AKSHI-t.
SPAK njoftoi se sapo përfundoi të gjitha verifikimet e planifikuara, të njerëzve të besuar të zv/kryeministres Belinda Balluku, e akuzuar gjithashtu dhe e pandehur për tunelin e Llogarasë dhe Unazën e Madhe.
Gazetarja Klodiana Lala informon se në fokus të kontrolleve kanë qenë Sindi Dushku, shefe kabineti e Ballukut, si dhe bizneset dhe banesa e biznesmenëve Ilir Shtufi e Rrok Gjoka.
Gjithashtu kontrolle janë ushtruar edhe në banesat e zyrtarëve të ndryshëm të ARRSH-së dhe të KESH-it, të gjithë të besuar të ministres së Infrastrukturës edhe Energjisë.
Për dosjen e AKSHI-t është në kërkim edhe Ergys Agasi, teksa nën akuzë ndodhet gjithashtu drejtoresha e institucionit, Mirlinda Karçanaj dhe një grup zyrtarësh të tjerë të dyshuar për abuzime me detyrën dhe bashkëpunim.
SPAK po heton edhe për grup të strukturuar kriminal dhe rrëmbim personi, me qëllim tërheqjen nga tenderët e AKSH-it.
Kontroll u është bërë edhe anëtarëve të KVO-së anetarëvve të Komisioniet që lidhen me tenderët e AKSHI-t.
Mes tyre edhe Viola Haxhiademit, ish-sekretare e Përgjithshme e ministrisë së Ballukut, aktualisht drejtuese e emëruar tek KESH-i, të cilës i është sekuestruar celular për herë të dytë, kontroll në banesë Haxhiademi mësohet se është kushërira e deputetes socialiste, Olta Xhaçka.
Gjatë kontrolleve mësohet se janë sekuestruar kryesisht edhe dokumente, celularë e pajisje kompjuterike.
Hetimi për Ballukun po intensifikohen pasi SPAK do të paraqesë ne Kuvend edhe prova të reja pasi ka kërkuar autorizim për arrestimin e saj, në kuadër të hetimeve të mëparshme të Unazës së madhe dhe tunelit të Llogarasë, për të cilat ka vendosur masë pezullimi, ndalimi për të dalë nga vendi dhe sekuestrim pasaporte. SPAK aktualisht kërkon nga Kuvendi heqjen e imunitetit të ministres, që i hap rrugën arrestimit.
Kushtetuesja ka pezulluar përkohësisht pezullimin e Ballukut deri më 22 janar 2026, ku do shprehet për vendim mbi kërkesën e Kryeministrisë, që pretendon se është shkelur ligji dhe Kushtetuta, pasi një ministër gëzon imunitet dhe nuk mund të pezullohet.
Kontrollet nisën dje në 19 banesa, ja emrat që SPAK vuri në “shënjestër”
Kontrollet nisën ditën e djeshme me 19 objekte e banesa, në dy kompani ndërtimi, si edhe në ambientet e disa punonjësve të Autoritetit Rrugor Shqiptar dhe të Korporatës Elektroenergjetike.
Mësohet se Byroja Kombëtare e Hetimit ka kryer 19 kontrolle për zyrtarë e biznesmenë. Mësohet se është kontrolluar e banesa e Sajmir Kuçit, Marsel Hoxhës dhe Jonida Çeços. Mes personave që janë kryer kontrolle është edhe Sindi Dushku ish-vartësja e Ballukut. Kontrolle janë kryer edhe në zyrën e Bashkim Ulajt, Rrok Gjoka, Ilir Shtufi.
Ndërsa më herët janë kryer kontrolle në banesën e Viola Haxhiademi, ish sekretare e Përgjithshme e Ministrisë së Infrastrukturës dhe aktualisht drejtore e KESH-it, banesën e Gentian Gjyli ish drejtor i ARRSH-së, i pandehur dhe në arrest shtëpie, si edhe në banesën e Erald Elezi, ish drejtori i KESH-it, i pandehur dhe në arrest shtëpie
Dy kompanitë e ndërtimit të kontrolluara rezultojnë të jenë përfituese të shpeshta të tenderëve nga ARRSH dhe KESH, çka përbën edhe fokusin kryesor të hetimeve të nisura nga organet e drejtësisë.
Mësohet gjithashtu se kontrollet janë kryer ekskluzivisht nga agjentë të Byrosë Kombëtare të Hetimit, pa praninë e punonjësve të Policisë së Shtetit. Të paktën tre prej kontrolleve janë zhvilluar në zonën nën juridiksionin e Komisariatit nr. 3, ku policia vendore nuk është lejuar të marrë pjesë në veprime.
© Panorama.al












