Gjëja e fundit nga e cila mund të heq dorë një nënë është, shpresa. Të mërkurën e javës që vjen, këngëtarja e njohur edhe për audiencën shqiptare, Romina Power do të jetë pjesë e një programi televiz gjerman “Aktenzeichen XY” (ekuivalent i programit shqiptar “Të Humbur” i Aida Shtinos.”
Ajo do të jetë në këtë program në një tentativë të re për të gjetur vajzën e saj Ylenia, e cila është zhdukur në mënyrë misterioze 17 vjet më parë në Shtete e Bashkuara të Amerikës.
“E di se do të jetë diku në botë, nuk ndalem kurrë së luturi”- shprehet ish gruaja e Al Banos, tani tek të 60-tat.
Në fakt gjasat për të gjetur Ylenian nuk janë krejtësisht të largëta, pas programi shumë popullor, i cili transmetohet prej 44 vitesh në Gjermani ka mundur të gjej rreth 42% të të gjitha rasteve të trajtuara.
Çiftit Power- Carrisi do t’i dedikohet një seri e veçantë më nëntitullin “Ku është fëmija im?”, një pjesë e cila do të shfaqet në 90 minuta në kanalin televiziv ZDF.
Çifti janë shumë popullor në Gjermani, nëpërmjet hitit “Felicita” por edhe tragjedisë që ka goditur dy artistët. Edhe pse kanë kaluar 17 vjet, Romina mbetet e bindur se vajza e saj është gjallë.
“Meditimi dhe lutjet më japin forcën për t’ja filluar çdo ditë nga e para.”- thotë artistja e cila prej kohësh ka përqafuar besimin budist.
© Panorama.al











