U shfaq për herë të parë në ekran një javë më parë si një nga prezantueset e programit argëtues “E diell” dhe të gjithë po prisnin të shikonin një pamje ndryshe të moderatores simpatike Xhemi Shehu. Kur themi ndryshe, kemi parasysh që një femër që ka vetëm pak muaj që ka sjellë në jetë një fëmijë, sikur tranformohet pak, po edhe ndonjë kilogram e shton. Mirëpo surpriza ishte që Xhemi, jo vetëm që kishte ruajtur elegancën esaj, por kishte marrë dhe një nur shumë të bukur. Si gjithmonë e shkathët në prezantim dhe pa bërë asnjë lapsus, Xhemi kishte pamjen e dikujt që punët po i ecin si mos më mirë.
Por mesa duket, puna në këtë sezon të ri tek “E Diell”, nuk ka qenë i vetmi moment kur Xhemi ka qëndruar larg shtëpisë dhe bebit të saj, sepse fundjavën e kaluar ajo është parë në një nga pubet e Tiranës me bashkëshortin e saj Visin, me prezantuesen e njohur Arbana Osmani dhe bashkëshortin e saj dhe miq të tjerë. Xhemi që më shumë ka ndenjur në prehrin e të shoqit se në karriken e saj, na ka krijuar një panoramë gati idealiste të një çifti që bëhet me fëmijë, ku asgjë nuk ndryshon në pasion, sepse po ti shohësh me vëmendje Visin dhe Xhemin, duket sikur janë në hapat e parë të një lidhje dashurie.











