PRISHTINE- Prokurori udhëheqës i task-forcës speciale për hetime të Bashkimit Evropian, Clint Williamson përfundoi vizitën e tij në Kosovë. Lajmin e ka njoftuar vete task-forca përmes një komunikate për media.
“Duke iu referuar akuzave serioze për krim të organizuar dhe krime lufte, të pasqyruara në raportin e Këshillit të Evropës në dhjetor të vitit 2010 për hetimin e të clave është themeluar task-forca speciale për hetim, Clint Williamson tha se ky do të jetë një hetim kompleks-përfundimi i të cilit do të marrë kohë”- thuhet ne komunikate.
Sipas saj, Clint Williamson theksoi se gjatë fazës fillestare task-forca ka ndërmarrë tashmë disa hapa për të siguruar informata nga një numër burimesh institucionale, për të analizuar informatat dhe për të nisur vet aktivitetet hetuese.
Mësohet se pas takimeve me një varg përfaqësuesish të lartë politikë në Kosovë-përfshirë kryeministrin Hashim Thaçi, presidenten Atifete Jahjaga, kreun e EULEX-it, dhe Clint Williamson do te vizitojë edhe Serbinë e Shqipërinë.
© Panorama.al











