‘Vullnetarët e Edit’- Berisha publikon mesazhin për mitingun e Ramës me punonjësit e bashkisë: Mblidhen me urdhër si në zboret e dikurshme të diktaturës!

Feb 20, 2025 | 16:18

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka publikuar në rrjetet sociale mesazhet që u janë dërguar punonjësve të Bashkisë Tiranë, për t’u mbledhur sot mitingun në sheshin “Skënderbej”, ku do të jetë i pranishëm kryeministri Edi Rama.

sali berisha

Berisha shprehet se punonjësit janë mbledhur me urdhër, si në zboret e dikurshme të diktaturës.

“Shihni si i mbledh ‘Vullnetarët e Edit’, për hajdutin e Bashkisë, narko-kreu i qeverisë.
Me urdhër si në zboret e dikurshme të diktaturës”, ka shkruar Berisha, ndërsa ka publikuar dhe mesazhin e dërguar në grupet e administratës së Bashkisë.

480478628_1345347880279644_523919120489980914_n

Pas arrestimit të kryebashkiakut Erion Veliaj, kreu i qeverisë duket se është angazhuar intensivisht në drejtimin e kryeqytetit. Burime të “Gazetës Panorama Online” konfirmuan se kryeministri Rama do të mbledhë ditën e sotme punonjësit e Bashkisë së Tiranës.

Mbledhja do të zhvillohet pasdite në Sheshin Skendërbej, ndërsa paraditen e sotme nisën përgatitjet, si vendosja e podiumit, karrigeve dhe rrethimi me gardh metalik.

pergatitjet e takimit te rames me punonjesit e bashkise (3)

Kryeministri Edi Rama pas arrestimit të Erion Veliaj ka vendosur që këtë të fundit mos ta shkarkojë nga detyra, por ta lërë në këtë funksion, ndërkohë që firma e tij i është deleguar nënkryetares Anuela Ristani.

pergatitjet e takimit te rames me punonjesit e bashkise (2)

Në Sheshin “Skëndërbej” pritet të mblidhen ditën e sotme rreth 6 mijë punonjës që janë në varësi të Bashkisë së Tiranës.

© Panorama.al

Te lidhura