
POGRADEC – Autori i vrasjes së ndodhur rreth 4 muaj më parë në Pogradec, ku një grua u gjet e masakruar me çekiç në një prej hoteleve periferike të këtij qyteti, ka kërkuar gjykimin e shkurtuar të çështjes. Seanca gjyqësore për 60-vjeçarin Halim Hykollari, i akuzuar për vrasjen me mjete të forta të 35- vjeçares Mirela Spaho, nuk u zhvillua si pasojë e kësaj kërkese. Pas shtyrjes së parë, si pasojë e mungesës së avokatit mbrojtës të të pandehurit Hykollari, shkak për këtë shtyrje të dytë është bërë kërkesa e tij. Krimi është cilësuar nga ana e organit të akuzës si “vrasje me paramendim”, pas rrëfimit të vetë 60-vjeçarit, i cili ka pohuar se e ka vrarë nënën e dy fëmijëve pas refuzimit që i bëri kërkesës së tij për martesë. Trupi gjykues do të marrë në shqyrtim të gjitha faktet për të vendosur gjykimin ose jo të 60-vjeçarit, sipas kërkesës së parashtruar nga mbrojtja e tij. dh.d











