Vrau ish vjehrrin dhe mori peng ish partneren, RENEA rrethon zonën ku dyshohet se fshihet autori! 35-vjeçari është i armatosur

Jul 24, 2026 | 10:10

Forcat RENEA kanë rrethuar zonën ku dyshohet se fshihet 35-vjeçari Refit Buzi, autori i dyshuar i ngjarjes së rëndë në fshatin Vidhisht të Roskovecit.

refit buzi dhe vendi i ngjarjes

Buzi vrau me armë gjahu ish-vjehrrin e tij, Kosta Plaka, plagosi ish-vjehrrën Belere Plaka dhe më pas mori me forcë ish-partneren Rozalinda Plaka duke u larguar nga vendngjarja bashkë me armë me të cilën kreu krimin e rëndë.

Policia ka nisur një operacion të gjerë për kapjen e tij, ndërsa forcat speciale RENEA janë angazhuar për lokalizimin dhe arrestimin e autorit të dyshuar.

Sipas informacioneve, 35-vjeçari kishte pasur konflikte të mëparshme me familjen e ish-bashkëshortes dhe ndaj tij kishte pasur denoncime për kërcënime.

© Panorama.al

Te lidhura