Gjyqi kundër Prokurorit në Administrative, Veliaj: Ka veshur uniformën e shtetit dhe më rrëmbeu nga zyra! Mandati i kryebashkiakut s’mund të trajtohet si plaçkë

Jul 24, 2026 | 9:53

Po mbahet në Gjykatën Administrative seanca e radhës në lidhje me padinë  e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ndaj Prokurorit që e hetoi Ols Dado, ku kërkon që të shpallet i pavlefshëm dekreti i emërimit të tij.

veliaj administrative

Veliaj deklaroi se në proces po krijohet një “asimetri”, duke pretenduar se njëra palë po favorizohet, pasi Këshilli i Lartë i Prokurorisë dhe Avokati i Shtetit nuk po marrin pjesë. Sipas tij, kjo ose tregon mungesë respekti ndaj gjykatës, ose faktin se “e gjithë Shqipëria e di që Ols Dado nuk është prokuror”.

Kryebashkiaku e cilësoi arrestimin e tij si një veprim të paligjshëm dhe duke theksuar se mandati i një kryetari bashkie “nuk mund të trajtohet si plaçkë”. Ai tha mes të tjerash se ishte “rrëmbyer nga zyra” nga dikush që, sipas tij, kishte veshur në mënyrë të paligjshme uniformën e shtetit.

“Është evidente që po krijohet asimetri. Një pale po i shtohet interesi publik, të paditurit po i largohen të tjerët, KLP dhe Avokati i Shtetit. Ose KLP nuk tregon respekt për këtë gjykatë, ose ka kuptuar atë që di gjithë Shqipëria që Ols Dado nuk është prokuror dhe kryebashkiaku është arrestuar. Mandati i kryetarit të bashkisë nuk mund të trajtohet si plaçkë.

Dikush ka veshur uniformën e shtetit dhe më ka rrëmbyer nga zyra. Kjo shoqatë e legjitimuar, pesha juaj i nderuar është për të rikthyer besimin te drejtësia. Nëse dikush mund të vishet si polic apo si prokuror në këtë teatër, merr në qafë një qytet të tërë. Unë dy fitore i kam marrë edhe pa shkuar në Strasburg. Nëse më rrëmbyen mua, mund të rrëmbejnë këdo tjetër.”, tha Veliaj.

© Panorama.al

Te lidhura