Ekstradohet nga Londra 41-vjeçari shqiptar i denuar per vrasje te mbetur ne tentative.
Riza Vatoci, vjeç 41, lindur në Tropojë ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Krujë, e ka dënuar me 15 vjet burg, për kryerjen e veprës penale të “Vrasjes me paramendim, e mbetur në tentativë”.
Sipas policise, Riza Vatoci u deklarua fajtor pasi më 05 nëntor 1996, në vendin e quajtur “Ura e madhe” të qytetit të Krujës ka qëlluar me armë zjarri shtetasin Përparim Gjonaj për motive gjakmarrje.
Në aeroportin “Nënë Tereza” në Rinas 41-vjeçari i është dorëzuar përfaqësuesve të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.
© Panorama.al











