Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur ditën e sotme në Kamëz, dyshohet pas një konflikti banal.
Viktima është identifikuar si Ardian Baloshi, bën me dije gazetarja Xhensila Kodra.
Fillimisht u raportua për të shtëna me armë në Kamëz dhe për një person të plagosur. Ndërsa më pas, teksa viktima u çua te Spitali i Traumës, ndërroi jetë.
Konflikti bëhet me dije sa ka ndodhur gjatë loje futbolli në kalçeto, ndërkohë që policia ka bërë të mundur identifikimin e autorit.
© Panorama.al











