Ish-kreu i Dhomës Amerikanë të Tregtisë, Enio Jaço ka marrë pjesë në protestat e mijëra qytetarëve që kërkojnë largimin e qeverisë dhe kryeministrit Rama, po ashtu dhe anulimin e projekteve që dëmtojnë natyrën.
Ish-kreu i Dhomës Amerikanë ka publikuar në rrjetet sociale fotografinë me një prej protestuesve model, i cili në çdo tubim ka dalë më të bijën dhe i ka bërë thirrje të vazhdueshme për të mbledhur mbeturinat pas grumbullimi në Shesh.
Enio Jaço ka nxjerr fotografinë me djalin e tij, duke theksuar se kjo që po ndodhte ishte “rezistenca në formën e saj më të mirë”.
“Thonë se protestat janë të zymta. Por aty kishte humor pozitiv, energji dhe smart people. Rezistenca në formën e saj më të mirë!”, thekson Jaço.
Protestuesit pritet të mblidhen sot sërish në Bulevardin Dëshmorët e Kombit dhe sot shënon dita e 9 e qëndresës qytetare.
© Panorama.al













