Shtyhet seanca gjyqësore, Fatime Kryemadhi: Nuk kanë bërë asnjë ekspertizë për të ardhurat e mia

Jun 8, 2026 | 12:30

Është shtyrë seanca gjyqësore ndaj Fatime Kryemadhit, Ema Çokut dhe Piro Xhixhos, për shkak të mungesës së dy avokatëve të këtij të fundit.

Për këtë arsye trupi gjykues vendosi shtyrjen e seancës për në datën 15 qershor.

Ndërkohë në dalje, Fatime Kryemadhi tha shkurt për mediat se nuk është bërë asnjë ekspertizë për të ardhurat e saj.

“Këto nuk kanë bërë asnjë ekspertizë për të ardhurat e mia, por nuk u bë se atë do kërkojë”, tha shkurt Fatime Kryemadhi.

© Panorama.al

Te lidhura