Vrasja e Zymberit,kërkim ndërkombëtar për 5 serb

Oct 30, 2011 | 10:50

Portali i lajmeve serbe ka publikuar fotografitë e të dyshuarve për vrasjen e njësitit special të plicisë së Kosovës, Enver Zymberi gjatë marrjes së pikave kufitare 1 dhe 31 në veri të Kosovës.

UNMIK i ka kërkuar Interpolit të nxjerrë mandat-arreste ndërkombëtare për këta shtetas, Ratomir Božović, Radovan Radić, Milovan Vlašković, Slobodan Vučinić i Dušan Jovanović.

Oliver Salgado, zëdhënës i UNMIK duke folur për B92 ka thënë se të dyshuarit janë përcaktuar në bazë të dokumentacionit të marrë nga EULEX-i.

Ndërkaq, duke cituar Radio Dukagjinin, B92 raporton se Ratomir Kasalevica, i dyshuar në përfshirjen e vrasjes së policit nuk është në listën e Interpolit.

Anëtari i Njësisë Speciale të Kosovës, Enver Zymberi u vra më 26 korrik pas një aksioni të qeverisë së Kosovës për të vendosur rendin dhe ligjin në pikat kufitare Bërnjak dhe Jarinje në veri.

EULEX-i ka dështuar deri në këto momente të arrestojë ndonjë nga të dyshuarit.

 

Enver Zymberi, pas vdekjes u shpall “Hero i Kosovës” nga presidentja Atifete Jahjaga.

© Panorama.al

Te lidhura