Vrau taksistin dhe rojen e karburantit, arrestohet

Oct 19, 2011 | 13:12

TIRANE- Policia e TIranes zbardh vrasjen e dyfishte te nje viti me pare dhe njofton prangosjen e autorit.

Gjate nje deklarate per mediat, kreu i policise se Tiranes, Sajmir Muça ka bere me dije se ne pranga eshte vene 19 vjecari Jurgen Kule, i cili eshte autor i vrasjes se  taksistit Urim Begu dhe një orë më vonë edhe rojes së karburantit Petraq Mihali. Vrasje te kryera ne 13 tetor te nje viti me pare.

“Arrestimi i 19 vjeçari ishte kryer mbrëmë rreth orës 23. 30 në banesën e tij në fshatin Libofsh të Fierit”- tha Muca, duke shtuar se ai ishte proceduar  më parë për veprën penale të armëmbajtjes pa leje

“Jurgen Kule së bashku me shokun e tij i identifikuar me inicialet E. L, i cili ka vdekur një muaj më parë nga fostoksina, janë autorë të vdekjes së taksistit Urim Begu dhe më pas të vrasjes së shtetasit Petraq Mihali”- theksoi Sajmir Muça.

© Panorama.al

Te lidhura