Vrasja e italianit, dy shqiptarë të arrestuar

Oct 25, 2011 | 18:07

ITALI- Dy shqiptare, nje burre dhe nje grua perfundojne ne pranga ne Itali, akuzuar per vrasjen e nje biznesmeni italian, nderkohe qe nje tjeyer shqiptar, vellai i vajzes eshte shpallur ne kerkim.

Lajmi publikohet ne mediat italiane, qe duke iu referuar policise hedhin drite mbi hetimet per vrasjen e Luigi Taurino, 35 vjec, qe u gjet i masakruar me thike ne Ancona, ne afresi te baneses.

“Ne pranga eshte vene shtetasja shqiptare Suela Arifaj, 23 vjec, nje shok i saj Jatmir Marku 24 vjec, nderkohe qe i vellai i vajzes, Myrteza Arifaj, 34 vjec dyshohet se eshte kthyer ne Shqiperi, pas krimit”- thone burimet e policise, cituar nga mediat italiane.

Krimi dyshohet te jete nje hakmarrje personale dhe sipas akuzes, dyshohet te kete pasur lidhje me hakmarrje qe kishte lidhje me vajzen.

Nga hetimet ka rezultuar se vajza ka therritur edhe te vellane per t’u ardhur ne ndihme dhe me pas i kane zene prite biznesmenit.

© Panorama.al

Te lidhura