Fantazisti Frenk Riberi ka shkëlqyer në këtë fillimsezoni. Teksa ka gjetur veten nën drejtimin e Jup Hejnkesit, ai është pjesë edhe e një votimi tek e përditshmja gjermane “Sport1”. Në 16 mijë votues pjesëmarrës, mesfushori i Bajernit është votuar në shumicë 50.1 për qind si lojtari më i mirë i muajit shtator. Përveçse ka qenë dominat në fushë, ai në 16 shtator u bë baba për herë të tretë, por këtë herë me djalë. Ndërsa vendin e dytë e zuri sërish një i huaj, sulmuesi i Verderit, Pizarro, me 10.4 për qind të votave. Kujtojmë se francezi nuk qe i grumbulluar me Kombëtaren e tij për ndeshjen me Shqipërinë për shkak dëmtimi.











