Vota e diasporës për 11 majin/ Ilirjan Celibashi: Rreth 22% e fletëve janë kthyer në Shqipëri

Apr 26, 2025 | 22:13

Komisioneri Shtetëror i  Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi thotë se “rreth 22 % e fletëve të votimit të dërguara tek zgjedhësit që jetojnë jashtë territorit të Shqipërisë, tashmë janë kthyer në Shqipëri”.

zarfi

Votuesit jashtë Shqipërisë mund të plotësojnë dhe të dërgojnë fletën e votimit me postë deri në javën e parë të majit.

Çdo votë që mbërrin pas datës 11 maj, ora 19:00, do të shpallet e pavlefshme.

Administrimi dhe numërimi i votave të diasporës po kryhet në Pallatin e Sportit “Feti Borova”, pranë Parkut Olimpik në Tiranë, ku janë përgatitur edhe fletët e votimit për zgjedhësit jashtë vendit.

© Panorama.al

Te lidhura