Deputetja demokrate, Albana Vokshi dhe bashkëkryetari i PS-së në Komisionin e Reformës Zgjedhore, Damian Gjiknuri u përfshinë në një debat gjatë mbledhjes sot, pasi ky i fundit iu drejtua me termin “e dashur”.
Vokshi i kërkoi atij që të mos i drejtohej me këtë term, ndërsa Gjiknuri i thotë se është “bardh e zi në mendje” dhe se bëri një batutë.
Pjesë nga debati mes tyre:
Gjiknuri: Duro, jeta nuk është bardh e zi e dashur.
Vokshi: Mos më thuaj mua e dashur ti. Mos më thuaj mua ashtu, e dashur. Jam anëtare e komisionit.
Gjiknuri: Po mirë, zonjë. Po çfarë të them? I dashur armik. Je bardhi e zi në mendje. Nuk ta bëj dot me ngjyra jetën.
Vokshi: Mos u merr me jetën time personale.
Gjiknuri: S’po merrem me jetën personale. Të thashë po ta bëj me ngjyra.
Vokshi: Këto janë batutat të kota.
Gjiknuri: Batuta, që të shtensionojë.
© Panorama.al











