U nda nga jeta pas aksidentit me motor, familjarët dhe miqtë nderojnë gazetarin Enrik Mehmeti! Emri i tij “gdhendet” buzë detit

Jul 22, 2026 | 11:52

Familjarë, të afërm, kolegë dhe qytetarë të Vlorës kanë zhvilluar homazhe në nderim të gazetarit Enrik Mehmeti, i cili humbi jetën tragjikisht pas një aksidenti me motor.

Buzë detit, një vend që gazetari e kishte shumë për zemër, të afërmit e tij kanë vendosur lule dhe kanë kujtuar figurën e Enrikut, i cili prej vitesh ishte një zë i njohur për komunitetin vlonjat.

Në këtë hapësirë është vendosur edhe emri i tij, si një simbol kujtese për gazetarin që u nda nga jeta në mënyrë të parakohshme.

4

Enrik Mehmeti humbi jetën mbrëmjen e së shtunës, pas një aksidenti me motor në zonën e Zvërnecit. Lajmi i ndarjes së tij nga jeta tronditi familjen, miqtë, kolegët dhe komunitetin e gazetarëve.

Gazetari la pas bashkëshorten dhe dy fëmijët. Kujtimi i tij do të mbetet i lidhur me pasionin për gazetarinë dhe dashurinë për qytetin e Vlorës.

2

3

© Panorama.al

Te lidhura