Laert Haxhiu, i dënuar me burgim të përjetshëm, është kapur sërish me celular brenda ambienteve të burgut të Drenovës.
Pajisja telefonike i është gjetur gjatë kontrolleve të kryera nga autoritetet në institucionin e vuajtjes së dënimit në orët e para të mëngjesit.
Telefoni i është dërguar Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) për ekspertizë.
Ky nuk është rasti i parë që një i dënuar për çështje të rënda penale kapet me mjete të palejuara në ambientet e burgut.
Kujtojmë që Laert Haxhiu është dënuar me burgim të përjetshëm për masakrën e Lushnjes në vitin 2017, ku mbetën të vrarë Zamir Latifi dhe Jurgen Hoxha, ndërsa u plagosën edhe Bujar Turku dhe Marius Xhepexhiu.
© Panorama.al












