I dënuar me burg përjetë, Laert Haxhiu kapet sërish me telefon në burg

Jul 22, 2026 | 11:41

Laert Haxhiu, i dënuar me burgim të përjetshëm, është kapur sërish me celular brenda ambienteve të burgut të Drenovës.

laert haxhiu1

Pajisja telefonike i është gjetur gjatë kontrolleve të kryera nga autoritetet në institucionin e vuajtjes së dënimit.

Ky nuk është rasti i parë që një i dënuar për çështje të rënda penale kapet me mjete të palejuara në ambientet e burgut, ndërsa ngjarja pritet të pasohet nga verifikime dhe masa të tjera nga institucionet përgjegjëse.

Laert Haxhia është dënuar me burgim të përjetshëm për disa ngjarje kriminale, përfshirë vrasjen e Zamir Latifit dhe Jurgen Çelës në Lushnjë, si dhe akuza të tjera të rënda penale.

© Panorama.al

Te lidhura