“Vodhi miliona bashkë me Lubi Ballukun!”- Berisha: Rama injoroi kërkesat e ligjshme të protestuesve, e para është dorëheqja e tij! Është njeri i falimentuar

Jul 25, 2026 | 12:20

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka komentuar fjalimin e kryeministrit Edi Rama gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të PS-së dhe qeverisë në Pallatin e Brigadave, duke e cilësuar atë si “një dyfytyrësh, një cinik dhe një njeri të falimentuar”.

sali berisha

Në një bashkëbisedim me qytetarët në rrjetet sociale, Berisha tha se Rama shpërfilli plotësisht kërkesat e protestuesve, të cilët prej dy muajsh po protestojnë me pesë kërkesa themelore, ku kryesorja është “Edi Rama jep dorëheqjen’, të panegociueshme dhe të parevokueshme.

Më tej, kreu i demokratëve akuzoi kryeministrin se mbrojti ish-zv.kryeministren Belinda Balluku për të mbrojtur veten dhe hodhi poshtë deklaratën e Ramës se në 100 vitet e fundit nuk është dënuar ndonjë zyrtar për korrupsion.

“Dje, pa përgjegjësi, thoshte se në 100 vitet e fundit nuk është dënuar ndonjë zyrtar për korrupsion, pavarësisht se vetëm në 30 vitet e fundit, dy ish-kryeministra socialistë kanë bërë burg për korrupsion. Por kur nuk ke turp, bën çdo gjë dhe thua çdo gjë”, deklaroi Berisha.

Berisha: Dje, kur e dëgjuat te Pallati Presidencial, patë aty një dyfytyrësh, një cinik dhe një njeri të falimentuar. Një njeri që injoroi “de facto” totalisht kërkesat e ligjshme të protestuesve, që po bëhen prej dy muajsh.

Kërkesat më themelore janë 5 pika, ku e para është “Edi Rama jep dorëheqjen”, të panegociueshme dhe të parevokueshme. Nuk ka kërkesë më legjitime, sepse Edi Rama nuk është një kryeministër legjitim. Edi Rama është instaluar në pushtet nga zgjedhje të plaçkitura, të vërtetuara nga të gjitha raportet ndërkombëtare.

Rama qëndron në pushtet pasi ka vjedhur qindra milionë euro bashkë me Lubi Ballukun dhe e mbrojti atë për të mbrojtur veten e tij. Dje, pa përgjegjësi, thoshte se në 100 vitet e fundit nuk është dënuar ndonjë zyrtar për korrupsion, pavarësisht se vetëm në 30 vitet e fundit, dy ish-kryeministra socialistë kanë bërë burg për korrupsion. Por kur nuk ke turp, bën çdo gjë dhe thua çdo gjë.

© Panorama.al

Te lidhura