U vranë me armë gjahu nga ish-dhëndri, përcillen në banesën e fundit bashkëshortët Kosta dhe Belere Plaku

Jul 25, 2026 | 11:53

Kosta dhe Belere Plaku janë përcjellë këtë të shtunë në banesën e fundit, mes dhimbjes së familjarëve, të afërmve dhe banorëve të fshatit Vidhisht, në Roskovec.

Screenshot 2026-07-25 115228

Dy bashkëshortët humbën jetën pas ngjarjes së rëndë të ndodhur një ditë më parë në banesën e tyre, ku u qëlluan me armë gjahu nga ish-dhëndri i familjes.

Kosta Plaku, 58 vjeç, ndërroi jetë në vendngjarje, ndërsa bashkëshortja e tij, Belere Plaku, humbi jetën disa orë më vonë në spital, pavarësisht ndihmës së marrë nga personeli mjekësor.

Pas krimit, autori i dyshuar, 35-vjeçari Nertil Buzi, i cili sipas burimeve kishte ndryshuar emrin në Refit, mori peng ish-të fejuarën e tij, 24-vjeçaren Rozalinda Plaku.

Refit Buzi
Refit Buzi

Me ndërhyrjen e policisë dhe RENEA-s, Buzi liroi ish-partneren, ndërsa vetë vrau veten pasi qëndroi i ngujuar në makinë për disa orë.

Ceremonia mortore për Nertil Buzin është planifikuar të zhvillohet paraditen e së dielës. Sipas informacioneve, ky vendim është marrë për të shmangur çdo situatë të mundshme tensioni, duke qenë se të dyja familjet jetojnë në të njëjtën zonë dhe ceremonitë zhvillohen në të njëjtat varreza.

© Panorama.al

Te lidhura