Konflikt mes kushërinjve, 60-vjeçari plagos rëndë me thikë të afërmin e tij! I moshuari përfunon te Trauma

Jul 25, 2026 | 11:05

Një konflikt për motive të dobëta mes dy kushërinjve ka përfunduar me plagosje të rëndë në Lushnjë.

policia

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Loni Dhamo”, ku sipas policisë, shtetasi Izet Ymeri, 60 vjeç, banues në Lushnjë, pas një konflikti të çastit dyshohet se ka goditur me mjet prerës (thikë) kushëririn e tij, shtetasin Faslli Ymeri, 71 vjeç.

Pas plagëve të marra, i moshuari Faslli Ymeri është transportuar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë kanë reaguar menjëherë, duke bërë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të 60-vjeçarit. Gjatë veprimeve hetimore, policia ka sekuestruar edhe mjetin prerës të përdorur në ngjarje.

Lushnjë

Plagosi rëndë me mjet prerës (thikë) kushëririn e tij, pas një konflikti për motive të dobëta, falë reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Policisë kapet dhe vihet në pranga autori.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë shtetasin I. Y., 60 vjeç, banues në Lushnjë, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

Ditën e djeshme, në lagjen “Loni Dhamo”, Lushnjë, ky shtetas dyshohet se, pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë) kushëririn e tij, shtetasin F. Y., 71 vjeç.

Si pasojë e dëmtimeve të marra, 71-vjeçari u transportua në spitalin e Traumës dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Falë reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Policisë, u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i autorit të dyshuar, si dhe sekuestrimi i mjetit prerës (thikë) të përdorur gjatë ngjarjes.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

© Panorama.al

Te lidhura