Rafael Leao nuk do të transferohet te Fenerbahçe dhe lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi turk.
Përmes një postimi në rrjetet sociale deklaroi se thashethemet se 100 milionë euro ishin ofruar për portugezin janë krejtësisht të pabaza dhe se ende nuk është bërë asnjë ofertë as për Leaon dhe as për Milanin.
“Thashethemet se kemi paraqitur një ofertë prej rreth 100 milionë eurosh për Rafael Leaon, duke marrë parasysh si tarifën e transferimit ashtu edhe pagën e lojtarit janë të pavërteta. Asnjë ofertë e tillë nuk i është bërë lojtarit ose klubit të tij”, thuhet në njoftimin e Fenerbahçes.
PANORAMASPORT.AL
© Panorama.al











