Vodhën para dhe pajisje elektronike në tre dyqane, arrestohen dy persona në Tiranë (EMRAT)

Dec 19, 2025 | 14:20

Dy persona janë arrestuar nga policia e Tiranës si autorë të disa vjedhjeve.

hajdutet

Policia thotë se në pranga u vunë shtetasit Elvis Cara, 38-vjeç, dhe Marvin Frashnishta, 40-vjeç, të cilët vodhën më 15 dhjetor 8 pajisje elektronike në një dyqan në Yzberisht, ndërsa dy ditë më pas, vodhën një shumë parash në një dyqan në rrugën Bardhyl.

Akuzohen gjithashtu edhe për një grabitje të ndodhur ditën e sotme në një dyqan në rrugën e Kavajës ku morën 1 pajisje elektronike.

Njoftimi i policisë:
Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Duo”, në vijim të operacioneve për zbardhjen e vjedhjeve dhe nxjerrjen e autorëve të tyre, para përgjegjësisë penale.

Gjatë kësaj jave, vodhën para dhe pajisje, në 3 dyqane, identifikohen dhe arrestohen 2 shtetas.

Sekuestrohet automjeti që përdorej për kryerjen e vjedhjeve.

Në kuadër të veprimeve hetimore dhe operacionale, të kryera menjëherë pas kallëzimeve të qytetarëve, për vjedhje të pronës/pasurisë së tyre, shërbimet e komisariateve të Policisë Nr. 4 dhe Nr. 2 finalizuan operacionin e koduar “Duo”, gjatë të cilit u lokalizuan, u kapën dhe u vunë në pranga shtetasit E. C., 38 vjeç dhe M. F., 40 vjeç, të dy banues në Durrës.

Nga hetimet dyshohet se 2 shtetasit, më datë 15.12.2025, kanë vjedhur 8 pajisje elektronike, në një dyqan në Yzberisht, më datë 17.12.2025, kanë vjedhur një shumë parash, në një dyqan në rrugën “Bardhyl”, dhe më datë 19.12.2025, kanë vjedhur 1 pajisje elektronike, në një dyqan në Rrugën e Kavajës.

Vijon puna për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të kenë kryer këta shtetas.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

 

© Panorama.al

Te lidhura