Manovrat e Milanit në merkato, çelësi i këtyre lëvizjeve është shitja e Leaos

Jul 21, 2026 | 22:32

Pas afrimeve të Gonçalo Ramos dhe Mario Xhila, Milani vazhdon të eksplorojë tregun e transferimeve për t’i vënë në dispozicion të Ruben Amorim të gjitha përforcimet e kërkuara.

6a59497f454cf.r_d.1890-515-3437

Në listën e trajnerit portugez tani prioritet është gjetja e një mesfushori ofensiv, dhe “Djalli” duket i vendosur të përqendrojë të gjitha përpjekjet te Konstantinos Karetsas. Megjithatë, negociatat pritet të jenë gjithçka tjetër veçse të lehta.

Kërkesa e Genkut dhe çelësi quhet Leao

Talenti i lindur në vitin 2007 ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve të mëdha evropiane dhe Genku nuk ka ndërmend ta lërë të largohet lehtësisht. Borusia Dortmund ka trokitur tashmë në derën e klubit belg, por oferta prej 30 milionë eurosh është refuzuar. Për ta lënë të largohet, Genku kërkon të paktën 40 milionë euro. Mesfushori grek zhvilloi një sezon shumë të mirë, duke regjistruar 18 asistime në 49 ndeshje. Bëhet fjalë për një profi l që do t’i përshtatej shumë lojës sulmuese të Milanit të ri.

Megjithatë, për të tentuar goditjen vendimtare për Karetsasin, kuqezinjtë duhet më parë të shesin ndonjë lojtar. Kandidati kryesor vazhdon të jetë Rafael Leao. Largimi i portugezit do t’i mundësonte Xherri Kardinale dhe drejtuesve të klubit të riinvestonin një pjesë të të ardhurave për mesfushorin ofensiv të Genkut. Për momentin nuk kanë mbërritur oferta konkrete për numrin 10 të Milanit dhe kjo situatë rrezikon të bllokojë lëvizjet e ardhshme të klubit në merkato.

Të rejat për Modriç

Ndërkohë, diçka po lëviz edhe në një front po aq të rëndësishëm. Sipas disa mediave kroate, fi rma e Luka Modricc është gjithnjë e më pranë. Ish-mesfushori i Real Madridit thuhet se ka marrë vendimin përfundimtar dhe është gati të fi rmosë kontratën e re që këtë javë, me shumë gjasa të mërkurën, në të njëjtat kushte si marrëveshja e mëparshme. Veterani i lindur në vitin 1985 do të përfi tojë rreth 3,5 milionë euro në sezon, plus bonuse, në atë që pritet të jetë sezoni i tij i fundit para tërheqjes nga futbolli. Modricc shpreson ta mbyllë karrierën duke e rikthyer Milanin aty ku, sipas tij, e ka vendin: në Ligën e Kampionëve.

Në çfarë pike është shitja e Estupinan?

Sa u përket largimeve, transferimi i Pervis Estupinan te Aston Vila duket se ka pësuar një ngadalësim të fortë. Marrëveshja mes klubit anglez dhe lojtarit është arritur prej disa ditësh, por akordi mes dy klubeve ende mungon. Milani e ka konsideruar ofertën e parë të Aston Villës të pamjaftueshme dhe pret një ofertë të re, dukshëm më të lartë. Një tjetër pengesë që kuqezinjtë duhet ta zgjidhin sa më shpejt, nëse duan të sigurojnë edhe transferimin e Konstantinos Karetsas.

PANORAMASPORT.AL

 

© Panorama.al

Te lidhura