Vlorë, dorëhiqet kreu i PS së rrethit. Shkon te LSI

Oct 21, 2011 | 12:40

VLORË- Jep dorëheqjen kreu i socialistëve të rrethit të Vlorës, Kujtim Sulçe. Lajmin për dorëheqjen, e ka dhënë vete Sulçe përmes një konference për shtyp pak më parë.

Ai ka akuzuar liderin socialist, Edi Rama për mënyrën e drejtimit të Partisë Socialiste dhe ka njoftuar se tash e tutje ai i bashkohet partisë së Metës, Lëvizja për Integrim.

“Janë shkelur të gjitha parimet në Partinë Socialiste, parime mbi të cilat është ngritur kjo parti” tha ai, gjate konferences.

Sipas tij, strukturat e PS-së si në Vlorë ashtu edhe në Tiranë se nuk po funksionojnë.

Sulce përpos kreut të PS-së së rrethit ka qenë njëherësh edhe kreu i këshilltarëve të majtë në bashki.

© Panorama.al

Te lidhura