Vlorë, arrestohen 5 persona me 33.5 kg kanabis

Oct 9, 2011 | 13:02
Foto Ilustruese

Pesë të arrestuar dhe 33.5 kg kanabis sativa e sekuestruar është bilanci i një aksioni të koduar “Mëngjësi” nga policia e Vlorës.

Sipas policisë kanë rënë në pranga shtetasit, Selman Bitaj, Ardian Braka, Musa Bedinaj, Agim Shoraj, Salushe Hoxha. Kanabis është sekuestruar në vendin e quajtur “Ura e Drashovicës”

Droga mësohet se vinte nga fshati Kote drejt Vlorës. Policia ka bërë të mundur edhe sekuestrimin e 3 automjeteve që përdoreshin nga të arrestuarit.

© Panorama.al

Te lidhura