Vllaznia/ Mirel Josa: Do luajmë ndaj zviceranëve të Tun

Jul 13, 2011 | 11:40

Drejtuesit kërkojnë maksimumin nga ekipi i tyre në ndeshjen me zviceranët e Tun. Tekniku, Mirel Josa, është i bindur se skuadra e tij në takimin e nesërm do të luajë me një formacion sulmues për të kërkuar jo vetëm rezultatin pozitiv, por edhe për të mbajtur sa më larg ekipin kundërshtarë nga porta e vet. “Mund të them se ekipi gëzon një formë të mirë sportive. Në të gjitha këto ditë dhe në ditët që na kanë mbetur në dispozicion ne do të kërkojmë që të bëjmë më të mirë dhe të tregojmë vlerat tonë në këtë përballje. Gjendja e skuadrës është optimale dhe unë jam i kënaqur me atë që djemtë po tregojnë gjatë këtyre ditëve. Fatmirësisht, ky takim do të luhet në kushte të mira për sa i përket temperaturës, pasi nisur nga orari nuk do të luajmë nën vapën përvëluese. Kemi pak kohë në dispozicion dhe po bëjmë më të mirën për të riparuar aty ku kemi pasur problem në takimet e turit të parë. Mund të them se Tuni është një skuadra tjetër më e fortë se ekipi i turit të parë dhe për këtë duhet që djemtë të tregohen më seriozë në fushën e lojës, në mënyrë që të arrihet qëllimi që i kemi vënë vetes”, ka pohuar trajneri i Vllaznisë, Mirel Josa.

© Panorama.al

Te lidhura