Gratë e akuzuara se kanë vjedhur spermën e disa meshkujve të pafajshëm për të kryer rituale magjie të zezë në Zimbabve, kanë deklaruar se janë thjesht prostituta që punojnë shumë. Praktika e re për marrjen e farës së meshkujve për të kryer magji të zezë po përmendet shumë në këtë vend, ku ka pasur një mori rastesh alarmuese që meshkujt janë kapur, droguar, sulmuar seksualisht dhe më pas, hedhur nëpër cepa rrugësh. Së fundmi, tri gra janë akuzuar se kanë praktikuar këtë metodë. Sofie Nhokuara, 26 vjeçe, motra e saj Netsai, 24 vjeçe, dhe Rozmari Çakvizira, 28 vjeçe kanë dalë para Gjykatës në Harare, Zimbabve, duke u përballur me këto akuza. Ato i çonin meshkujt në shkurre dhe aty u jepnin një porcion dhe më pas kryenin të tria marrëdhënie seksuale të pambrojtura me ta.











