Vjedhje filmash, si të fitosh në kazino

Oct 16, 2011 | 12:17

Me dy kalime në një tavolinë pokeri në kazino, një grup italianësh ikën të kënaqur me 55000 euro. Edhe anëtarët e stafit të kazinosë, të cilët kishin dyshime mbi fitoren e tyre, nuk arritën të kuptonin se si kishte mundësi të ndodhte kjo. Por, fati i tyre përfundoi kur policia kuptoi mashtrimin e sofistikuar. Ata kishin vendosur lente kontakti speciale për të parë bojën e padukshme në letrat e shënuara, duke arritur të mblidhnin shuma të mëdha parash, siç dyshohet nëpër kazinotë e të gjithë Europës. Dyshimet mbi mashtrimin e tyre lindën kur një ditë tre italianët fituan 38 mijë euro në kazinonë “Prince” në Kanë, Francë, dhe të nesërmen fituan 17 mijë euro. Tani ata po përballen me dhjetë vjet burg, nëse shpallen fajtorë për mashtrim në grup. Një francez që punonte në kazino u arrestua si personi i dyshuar që mund të ketë markuar letrat.

© Panorama.al

Te lidhura