Vizat, Malmstrom: Kosova ka bërë progres

Oct 4, 2011 | 17:27
Komisionerja e BE, Sesilia Malmstrom

Kosova, qytetarët e së cilës janë të vetmit në Ballkan, që ende u duhen viza për udhëtim në Bashkimin Evropian, ka bërë progres të rëndësishëm në bisedimet me Brukselin për liberalizim të vizave, tha komisionarja e BE-së për çështje të brendshme, Sesilia Malmstrom.

“Para rreth një muaji dërguam mision dhe pamë se në Kosovë është bërë përmirësim i konsiderueshëm”, tha zonja Malmstrom, dhe shtoi se, është e nevojshme që të bëhet më tepër.

Këto komente ajo i bëri para gazetarëve mbrëmë në Ohër të Maqedonisë.

Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia ishin liruar nga regjimi i vizave në dhjetor të vitit 2009, ndërsa një vit më vonë, në liberalizim të vizave u përfshinë edhe Shqipëria dhe Bosnjë Hercegovina.(rel)

© Panorama.al

Te lidhura