“Viva Italia”, Berisha nis fjalën me Diasporën në Breshia: Jeni shqiptarë të suksesit dhe sakrificave

Apr 13, 2025 | 17:52

Sali Berisha nisi fjalën me diasporën në Breshia për fushatë elektorale të 11 majit, me superlativa për shqiptarët atje si shembuj suksesi dhe sakrifice.

sali berisha

Më tej Berisha, u shpreh 2025 është shndërruar në vitin e shpresës për mbarë shqiptarët dhe kjo prej diasporës dhe mundësisë së tyre për të votuar për herë të parë në zgjedhjet e Shqipërisë.

Berisha nuk ngurroi të falënderoj edhe shtetin italian për mundësinë që i ka dhënë shqiptarëve që kur u hapën kufijtë në 90-ën.

Berisha: Ju falenderoj për frymën e fitores që krijuat ju shqiptarët e diasporës. Nderimet më të mëdha për të gjithë ju që shndërruat 2025 n vitin tuaj. Në vitin e fitores mbi diktaturën e drogës, krimit, në vitin e shpëtimit të Shqipërisë. Stacioni i parë që nisa pas startit të fushatës jeni ju, është Breshia.

Sepse kjo fushatë është madhështore, shpresëdhënëse, falë jush dhe diasporës. Jam sot i frymëzuar dhe nderuar të jem mes jush. Historia juaj është burim frymëzimi. Jeni shqiptarët të sakrificave të mëdha. Takimi me ju është takim me sakrificën e njeriut. Jeni shqiptarë të suksesit. Erdhët në Itali si njerëzit më të vuajtur nga diktatura më e egër. Erdhët me të panjohura të mëdha dhe Italia mike ju ofroi bujarinë, mikpritjen e tyre. Falënderim i madh shkon për miqtë italian: Viva Italia!

© Panorama.al

Te lidhura