Viti i Ri 2026 troket në Shqipëri! Ndriçohet qielli në qytetet e vendit nga spektakli i fishekzjarrëve! Gëzuar!

Jan 1, 2026 | 0:00

Akrepat e orës shënojnë 00:00 dhe sapo ka mbërritur në Shqipëri Viti i Ri 2026. Qielli i Tiranës dhe qyteteve të tjera është ndriçuar nga spektakli i fishekzjarrëve.

WhatsApp Image 2026-01-01 at 00.03.06

Edhe këtë vit, si çdo herë tjetër deri më sot, shqiptarët u mblodhën në tryezat e familjeve të tyre për të pritur ardhjen e Vitit të Ri.

Qielli u ndriçua nga kryeqyteti, Tirana dhe atmosfera u përcoll në çdo qytet tjetër të vendit.

WhatsApp Image 2026-01-01 at 00.05.08

Urimit “Për shumë vjet! Gëzuar!” i bashkohet edhe Gazeta Panorama, e cila, së bashku me stafin e saj, përcjell urimet më të mira për vitin 2026.

Fat, mbarësi dhe begati në çdo familje shqiptare. GËZUAR 2026!

 

© Panorama.al

Te lidhura