Ish-ylli i Arsenalit, por jo vetëm, ka shprehur lavdërimin e tij për ndërkombëtarin argjentinas, Lionel Mesi, teksa beson se është mishërim i lojtarit për ekipin, pavarësisht se me klasin e lartë bën dallimin nga të tjerët.
“Zinedin Zidane ishte lojtari i fundit i madh, që unë kam parë, pastaj vjen pa asnjë diskutim Lionel Mesi. Argjentinasi i Barcelonës është lloj i lojtarit, që del në skenë vetëm një herë në çdo 10 ose 15 vjet”, – tha Vieira në faqen zyrtare të skuadrës katalanase. Më tej, mesfushori francez, që ka provuar të luajë me disa skuadra, shtoi: “Mendoj se Mesi bën një dallim nga të tjerët. Ajo që e bën të ndryshëm nga rivalët e vet është se ai nuk është egoist, luan për ekipin. Kjo më pëlqen shumë, është në të mirë të Mesit si futbollist. Pak yje si ai luajnë për të mirën e ekipit. Nuk diskutohet, edhe klasi i tij i lartë bën dallimin, si më i miri në qarkullim. Mesi është një lojtar fantastik.”
24-vjeçari argjentinas i Barcelonës ka shënuar tashmë 14 gola në 11 ndeshjet e kampionatit të ri spanjoll, sezoni 2011-12, për llogari të skuadrës katalanase.











