VIDEO/ Argjentina me Mesin është përsëri e frikshme, “Pleshti” kthehet në fushë pas dëmtimit dhe tund menjëherë rrjetën

Jun 10, 2026 | 9:42

Argjentina ka mbyllur përgatitjet e saj për Botërorin me një fitore bindëse 3-0 ndaj Islandës në ndeshjen miqësore të luajtur në Alabama në stadiumin me 88 mijë tifozë të pranishëm të cilët kërkonin me çdo kusht të shihnin në fushë Lionel Mesin.

mesi

Por atyre u është dashur të presin deri në 20 minutat e fundit të duelit për ta parë në veprim, pasi futbollisti i cili kishte qëndruar pushim prej dy javësh për shkak të një dëmtimi, u aktivizua vetëm në mbyllje të sfidës, duke lënë shenjën e tij si gjithnjë.

Argjentina kishte  gjetur avantazhin me Barko që në minutën e 8 të sfidës, por për të dyfishuar shifrat u desh të pritej minuta e 72-të, kur me Mesin në fushë ajo fitoi penallti që u transformua saktësisht nga numri 10. Më pas, ishte Almada ai i cili vulosi suksesin 3-0 në një aksion me protagonist përsëri Mesin, duke bërë të qartë se me kapitenin në fushë, ekipi i Skalonit mund të ishte përsëri një rrezik për të gjithë kundërshtarët në Botëror.

Goli i Barko (VIDEO)

Goli i Mesit (VIDEO)

Goli i Almada (VIDEO)

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al

Te lidhura