Ministria e Jashtme e Izraelit reagoi të mërkurën me tone të ashpra ndaj kreut të Kombeve të Bashkuara, duke vijuar përplasjen me të.
Në një reagim publik, ministria kritikon Guterres për mënyrën si ka trajtuar përshkallëzimin e situatës.
“Si është e mundur të bësh një deklaratë të plotë për ‘përshkallëzim’ dhe të mos përmendësh të vetmin shtet që ka pësuar sulme me raketa nga regjimi iranian dhe aleatët e tij – Houthit dhe Hezbollah? Izraelitët meritojnë gjithashtu armëpushim. Nëse nuk arrin të dallosh kush është agresori, je në anën e gabuar të historisë”, thuhet në reagimin e Ministrisë së Jashtme në platformën X.
Deklarata vjen në kuadër të tensioneve të vazhdueshme mes Izraelit dhe drejtuesve të OKB-së lidhur me konfliktet në rajon.
© Panorama.al












