Panorama.al sjell pamje nga Vau i Dejës i përmbytur pas reshjeve të dendura të shiut.
Dëmet e shkaktuara janë të mëdha, pasi më shumë se 100 shtëpi kanë patur prezencë uji brenda, ndërsa me dhjetra hektarë tokë janë dëmtuar bashkë me gjënë e gjallë.
Një prej të prekurve nga përmbytjet, Ernest Paluku, i cili jeton afër përroit të Glinës që doli nga shtrati, u shpreh se ka ikur nga banesa e tij, duke braktisur edhe biznesin që kishte, nga frika e përmbytjeve të tjera.
Ai u shpreh se shteti duhet të ndërhyjë me investime në lumenj e përrua. Zv.kryetari i bashkisë Vau Dejës, Ervis Preçi tha se tashmë grupet e punës po bëjnë evidentimin e dëmeve dhe janë në gatishmëri për të ndihmuar të përmbyturit.
Vau Dejës është bashkia më e prekur nga përmbytjet, por probleme nga vërshimi i përronjve kishte edhe në Gurin e Zi apo Kryebushat si edhe tek Harku i Bërdicës.
© Panorama.al










