Riekspertizë videos, Gjykata rrëzon Prokurorinë

Nov 14, 2011 | 16:22

UPDATE – Gjykata e Lartë hodhi poshtë sot kërkesën e Prokurorisë për riekspertim nga e para të videos Meta- Prifti.

Kryetari i LSI Ilir Meta, duke dale nga nje seance ne Gjykaten e Larte

Në seancën e ditës së sotme Prokuroria ka akuzuar tre ekspertët shqiptarë se kanë dështuar me ekspertizën që i kanë bërë video përgjimit Meta-Prifti dhe ka kërkuar të bëhet një riekspertizë nga e para.

Pas përgjigjeve që vetë ekspertët kanë dhënë lidhur me pyetjet e bëra nga organi i akuzës, Prokuroria ka deklaruar se kërkon një tjetër ekspertim, por këtë radhë me ekspertë të huaj.

Sipas prokurorisë, përfundimet e arritura janë të pasakta që lënë vend edhe për abuzime të shumta.

Gjykata vendosi që seanca e rradhës do të mbahet më 21 nëntor, ku do të vijohet me pyetjen e 4 dëshmitarëve të parë të çështjes.

Vetëm pak seanca më parë tre ekspertët shqiptarë deklaruar në përfundim të ekspertizës së bërë për video përgjimin e ish ministrit të Ekonomisë, Dritan Prifti me ish numrin dy të qeverisë, Ilir Meta se videoja e dhënë nuk ishte origjinale dhe në të kishte vend për ndërhyrje të ndryshme.

© Panorama.al

Te lidhura