Shkon në dy numri i ushtarëve të plagosur të Gardës Kombëtare, që u qëlluan sot (26 nëntor) në Uashington, pranë Shtëpisë së Bardhë në SHBA.
Raportime të pakonfirmuara tregojnë për tre viktima, njëri prej të cilëve është në gjendje kritike, të cilët janë goditur në kokë, por konfirmohen 2 të plagosur.
Një person informohet se u arrestua si autor i dyshuar i sulmit, kurse motivet janë të panjohura.
🚨 BREAKING UPDATE: MULTIPLE National Guard soldiers have been SHOT near the White House
At least three casualties being reported
The shooter is reportedly still on the loose
Law enforcement racing from all throughout the city
PRAY FOR THESE TROOPS🙏🏻pic.twitter.com/u5tqnN9mVW
— Nick Sortor (@nicksortor) November 26, 2025
Incidenti ndodhi pranë stacionit të metrosë Farragut West në qendër të Uashingtonit, rreth 1.5 kilometra larg Shtëpisë së Bardhë. Në vendngjarje kanë mbërritur me shpejtësi forca të forta policie, të cilat kanë rrethuar zonën, informoi rrjeti “ABC News”.
Të shtënat çuan në bllokimin e Shtëpisë së Bardhë, me ata që ndodheshin brenda ndërtesës të evakuoheshin deri në njoftim të mëtejshëm. Presidenti Donald Trump ishte në Florida në kohën e sulmit. Disa minuta më vonë, autoritetet njoftuan se një i dyshuar ishte arrestuar. “Zona tani është e sigurt. Një i dyshuar është në paraburgim”, thuhej në deklaratë.
Reports of a shooting near the Farragut West Metro Station in Downtown Washington, D.C., only about a mile from the White House, with casualties and fatalities including two members of the National Guard. pic.twitter.com/WwlOalaDRE — OSINTdefender (@sentdefender) November 26, 2025
“Ju lutem lutuni me mua për dy anëtarët e Gardës Kombëtare që u qëlluan pak kohë më parë në Uashington “, shkroi Sekretari i Sigurisë Kombëtare i SHBA-së në një postim në platformën “X”.
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, është informuar për incidentin, u tha gazetarëve sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Caroline Levitt.
© Panorama.al












