VIDEO+FOTO/ Berisha i vendos Ramës te karrigia bosh posterin e “Lubi Ballukut”

Nov 6, 2025 | 10:42

Ndërsa seanca plenare kaloi me votimin e kalendarit të punimeve të Kuvendit që u miratua me shumicën e votave të mazhorancës dhe që lidhej me projektbuxhetin dhe projektprogramin, kreu i PD-së, Sali Berisha kërkoi dy minuta fjalë për shpjegim vote sipas rregullores.

balluku berisha

Ai ndërsa doli në foltore, mori në dorë një poster me zv/kryeministren Belinda Balluku, që lidhet me skandalin e fundit të aferës së tenderit të Llogarasë, për të cilën ajo është marrë e pandehur nga SPAK.

berisha pankarta

Përveç fotos së zv/kryeministres aty kishte edhe detaje nga dosja hetimore, për vjedhjen korruptive të tenderit dhe mesazhet e rrjedhura nga dosja në media.

balluku rama

Berisha u përpoq ta mbështeste diku posterin, ndërsa Peleshi i kërkonte të mbante fjalën me minutazh, duke matur kohën.

balluku2

Pranë i qëndronte edhe një punonjës Garde që largoi posterin pasi Berisha u kthye në foltore për fjalën.

balluku

Në posterat e printuar ndodhej zv/kryeministrja Balluku me kryeministrin Edi rama në një takim me kompaninë turke që fitoi tenderin si dhe dokumentet tenderuese të firmosura prej tyre, që janë pjesë e dosjes.

BErisha posteri Lubia ne Parlament (5) BErisha posteri Lubia ne Parlament (4) BErisha posteri Lubia ne Parlament (3) BErisha posteri Lubia ne Parlament (2) BErisha posteri Lubia ne Parlament (1)

© Panorama.al

Te lidhura