VIDEO+FOTO/ Australia e shokuar, kush janë autorët e sulmit terrorist, dyshohet edhe për një të tretë! Ambasadori izraelit: I kishim paralajmëruar autoritetet!

Dec 14, 2025 | 14:05

Australia po përjeton momente terrori pas masakrës së ditës së sotme në plazhin e Sidney, ku mbetën të paktën 12 persona të vdekur dhe 29 të plagosur pas një sulmi terrorist.

autori i sulmit australi

Autoritetet thanë se nuk ka shenja për sulme të mëtejshme që do të pasojnë. Një nga autorët mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos rëndë. Ka dyshime edhe për një person të tretë të përfshirë në sulm.

“Nuk ka indikacione për sulme të mëtejshme pas incidentit në plazhin e Sidneit”, tha një zëdhënës i Agjencisë Kombëtare të Sigurisë të Australisë.

Por kush janë autorët?

Njëri prej tyre u identifikua si 24-vjeçari Narvind Akram. Një zyrtar i lartë i zbatimit të ligjit konfirmoi se një nga personat e armatosur ishte Narvind Akram, nga Bonnyrigg, jugperëndimi i Sidneit.

autori i sulmit

Zyrtari, i cili foli në kushte anonimiteti, tha se policia kishte bastisur shtëpinë e Akramit në Bonnyrigg.

Numri i të vdekurve në Sydney është “më i lartë se sa është raportuar”, tha ambasadori i Izraelit në Australi, Amir Maimon, për Channel 12 News.

Nuk kishte informacione specifike për një sulm të afërt, tha Maimon pasi foli me autoritetet australiane, por kishte pasur paralajmërime për mundësinë e sulmeve terroriste.

australi sulmi sidney

“Që nga 7 tetori, kemi parë një sërë veprimesh kundër komunitetit hebre dhe institucioneve të tij, një seri që vetëm është intensifikuar”, tha Maimon, duke shtuar se ai ka deklaruar publikisht në shumë raste se “nëse do të zgjohesha një mëngjes dhe do të mësoja se një hebre ishte dëmtuar fizikisht, nuk do të habitesha”.

Në të njëjtën kohë, ai tha se ishte “i tronditur nga kjo vrasje masive dhe nga pamundësia e qeverisë australiane për ta parandaluar atë”.

Mes të plagosurve është edhe Arsen Ostrovsky, kreu i zyrës së Sidneit të Këshillit të Çështjeve Australi/Izrael dhe Hebraike dhe një kontribues i hershëm në Jerusalem Post. Ai ishte në grupin e të plagosurve në të shtënat masive që ndodhën gjatë një eventi të Hanukkah, në plazhin Bondi ditën e sotme.

Në videot e shpërndara dallohen njerëzit që nën panik dhe krismat e pushkëve, vrapojnë për të shpëtuar nga sulmi terrorist.

© Panorama.al

Te lidhura