VIDEO/ Vullkani jep spektakël të frikshëm në Hawaii, llava arrin lartësinë 300 metra!

Nov 10, 2025 | 19:04

Llava po shpërthen nga krateri i vullkanit Kilauea në Hawaii prej shumë orësh, duke krijuar rryma mbresëlënëse dhe një spektakël të frikshëm natyror.

llava hawaii

Vullkani, një nga më aktivët në botë, shpërtheu të dielën.

Episodi zgjati pesë orë, me një rrjedhë të vazhdueshme llave që herë pas here arrinte një lartësi prej më shumë se 300 metrash.

Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së raportoi se shpërthimi tani është nën kontroll.

Ky është incidenti i 36-të i regjistruar që nga fundi i dhjetorit 2024.

Nuk ka kërcënim të menjëhershëm nga lava për zonat e populluara.

Megjithatë, autoritetet po paralajmërojnë për hirin dhe gazrat vullkanikë që mund të prekin njerëzit me probleme të frymëmarrjes.

© Panorama.al

Te lidhura