VIDEOLAJM/ Berisha dhe demokratët futen në Parlament nga porta e kalasë e Toptanit: Të shkrihet Kuvendi! Të deklarojnë fundin e tij

Jul 23, 2026 | 10:05

Në një kohë që situata jashtë ambienteve të Parlamentit mbetet e tensionuar dhe në drejtim të protestuesve është hedhur spraj më piper dhe ujë me presion, demokratët duket se kanë gjetur rrugën për t’u futur në sallën e Parlamentit.

2026-07-23 10_05_05-WhatsApp Video 2026-07-23 at 9.59.57 AM.mp4 - VLC media player

Berisha dhe demokratët janë futur në parlament nga porta e kalasë së Toptanit, më pas kanë kaluar në rrugën pedonale dhe kanë hyrë në porta e Akademisë së Shkencave.

Demokratët vendosën të marrin pjesë në seancën e fundit të parlamentit, ku një ndër kërkesat ka qenë për shtyrjen e afatit të Komisonit të Reformës Territoriale.

Gjatë hyrjes së tij Berisha ka dhënë një deklaratë për mediat, ku është shprehur se kërkesa e tyre është shkrirja e parlamentit, duke e konsideruar këtë si të vetmin vendim të drejtë që mund të merret.

“I vetmi akt i përgjegjshëm i tij është të deklarojë fundin e tij, shkrirjen e tij dhe hapjen rrugë për zgjidhjen që kërkojnë mbarë rinia dhe qytetarët shqiptarë. Ço akt tjetër është fund e krye i pavlerë ndaj dhe ne kërkojmë sot vetëshpalljen, shkrirjen e këtij parlamenti. Ky është i vetmi vendim i drejtë që parlamenti mund të marrë sot”, tha Berisha.

© Panorama.al

Te lidhura