Teksa Policia tentoi që t’i largojë duke iu hedhur ujë me presion dhe spraj me piper, qytetarët nuk janë tërhequr dhe janë afruar sërish përpara Parlamentit, ndërsa pritet të nisë edhe seanca plenare.
Ata përsërisin thirrjet për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, ndërsa parlamentin e cilësojnë si të krimit.
Shumë qytetarë patën me spraji me piper, ndërsa një i ri shihet teksa mban edhe një fashë te pjesa e syve për shkak të djegies.
Më herët, protestuesit u afruan pranë Kuvendit pasi arritën që të hiqnin dy nga gardhet metalike të vendosura nga efektivët e Policisë.
© Panorama.al













