Trajneri Pep Guardiola, aktualisht pa ekip pas një dekade suksesi te Mançester Sitit dha një intervistë për OKX në të cilën pranoi se “nuk mbështet asnjë ekip kombëtar të caktuar” në Kupën e Botës.
“Në Kupën e Botës, do të zgjedh lojtarët që më pëlqejnë, nuk mbështes asnjë ekip kombëtar të caktuar, por më tepër ekipe me lojtarë që admiroj dhe kam luajtur me ta, dhe do të jem i lumtur t’i mbështes ata. Nëse Rodri tregon nivelin e tij dhe Lamine është në formën e tij më të mirë, Spanja mund të bëjë diferencën”.
Duke folur për të ardhmen e tij, Guardiola tha se “Fillova në moshën 37 vjeç në Barcelonë dhe tani jam 56 vjeç. Duhet të bëj gjëra të reja. Tani për tani, jam shumë i lumtur. Jyrgen Klop ishte rivali më i madh i karrierës sime. Ky djalë ishte i aftë të ndryshonte sistemin çdo 20 minuta. Më çmendi”, rrëfeu spanjolli. “Një ditë, sigurisht, do të kthehem në stadiumin Etihad. Por tani dua të jem prapaskenave. Nëse kanë nevojë për mua, do të jem atje”, tha spanjolli duke pranuar se nuk e përjashton një rikthim te Siti në të ardhmen.
PANORAMASPORT.AL
© Panorama.al











