VIDEO/ Shpërthim katastrofik në monumentin ikonik “Fortesa e Kuqe” në Indi, të paktën 8 të vdekur dhe 10 të plagosur rëndë!

Nov 10, 2025 | 16:12

Një shpërthim katastrofik tronditi një stacion metroje pranë “Fortesës së Kuqe”, një nga monumentet më ikonike të Nju Delhit në Indi, në një zonë të dendur me popullsi të kryeqytetit indian.

indi nju delhi

Mediat raportuan për një bilanc të përgjakshëm, me të paktën 8 persona të vdekur dhe 10 të plagosur.

Imazhet e transmetuara nga mediat lokale treguan flakë dhe tym që ngriheshin nga më shumë se një automjet në një rrugë të mbingarkuar pranë një stacioni metroje, në qytetin e vjetër të Nju Delhit.

Zjarrfikësit dhe një ekip policie kanë nxituar në vendngjarje, raportoi NDTV. Sipas rrjeteve televizive, në kryeqytetin indian u shpall gjendje gatishmërie pas shpërthimit.

Fortesa e Kuqe është një fortesë e shekullit të 17-të e epokës Mogule, që ndodhet në qytetin e vjetër dhe është një atraksion turistik popullor.

© Panorama.al

Te lidhura