VIDEO- Rrugë të shkatërruara, banesa dhe fusha të përmbytura, përroi del nga shtrati! Pasojat nga reshjet e dendura të shiut në Finiq

Nov 19, 2025 | 9:00

Situatë tepër e rënduar nga moti i keq paraqitet në fshatin Navaricë, në bashkinë e  Finiqit.

Raportohet se përroi i fshatit nga tejmbushja ka dalë nga shtrati duke krijuar shumë probleme për banesat dhe bizneset e fshatarëve.

Sipas kryeplakut të fshatit, Hamza Tamo, përroi  i Navarricës ka sjellë dhe po sjell shumë prurje nga mali. Llogariten në rreth 10 m3  dhera në sekondë.

Për pasojë janë shkatërruar të gjitha rrugët e fshatit, janë përmbytur të gjitha fushat, ndërkohë që kanalet janë të bllokuara, dhe kërkohet pastrimi urgjent i tyre.

© Panorama.al

Te lidhura